Ka lindur në Lezhë të Shqipërisë. Studimet themelore në fushën e studimeve kulturore britanike dhe amerikane i ka përfunduar në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në vitin 2008. Më pas ka mbaruar studimet master në Universitetin Filologjik të Tiranës për “Komunikim Ndërkulturor-Turistik dhe Linguistikë” në vitin 2010.
Aktualisht vazhdon studimet e doktoratës në Sofje të Bullgarisë në Universitetin NBU, Departamenti i Dizajnit, me tezën “Kultura Vizuale, Komunikimi Vizual dhe Kultura Dixhitale si ndërdisiplina nga tradita tek inovacioni”.
Elisa Nikolla i është bashkuar Kolegjit AAB, nga viti 2013, si ligjëruese në Fakultetin e Arteve.
Ka qenë koordinatore dhe pjesëmarrëse në shumë projekte me natyrë kulturore dhe sociale në organizata të ndryshme si CAAP, Terres des Hommes, World Vision dhe së fundmi H.A.N.A.
Ka realizuar një sërë vizitash studimore në Itali, Greqi, Gjermani, Bullgari, Finlandë, Kroaci, Estoni dhe Maqedoni, ndërsa ka marrë pjesë në ekspozita dhe koloni të ndryshme kulturore-artistike me studentë të Kolegjit AAB si jashtë ashtu edhe brenda vendit.
Ekspozitë personale ndërkombëtare:
2020-Fort Worth Community Art Center,Texas, USA
Ligjëron lëndët:
Gjuhe Angleze 1
Gjuhe Angleze 2
Terminologji Profesionale Arkitekturale