Burcu Sarsilmaz Cosan nga Universiteti Koç takohet me disa prej dekanëve të Kolegjit AAB

25 Shtator 2024

Ndërsa po qëndron në vizitë në Kolegjin AAB, profesoresha Burcu Sarsilmaz Cosan nga Universiteti Koç i
Stambollit ka filluar takimet me stafin e institucionit.
Ajo sot është takuar me dekanin e Fakultetit të Administratës Publike Vrullim Buja, të Fakultetit të
Psikologjisë Naim Telaku, të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Aida Alla, të Fakultetit të Shkencave Sociale
Saranda Shatri.
Takimet kanë shërbyer si njohje me stafin udhëheqës të disa prej fakulteteve në AAB, ndarjen e
përvojave me ta, rolin e tyre në pozitat që mbajnë, informacione për aktivitetet e secilit fakultet si dhe
hapësirat e mundshme për bashkëpunim me Universitetin Koç etj.

Share: