Dekani i Fakultetit të Administratës Publike Vrullim Buja, profesorët Bashkim Rrahmani dhe Albulena Brestovci, morën pjesë në konferencën KosovaPAR të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ata ishin pjesë e panelit me temën “Kultura në Administratën Publike”, ku u diskutua për rëndësinë e kulturës në administratën publike, ndikimin e politikave qeveritare, rolin e institucioneve të arsimit të lartë, si dhe përfshirjen e studentëve në procesin e reformave të administratës.
Kjo konferencë shërbeu për diskutime të thelluara që synojnë përmirësimin e administratës publike të Kosovës dhe përputhjen me standardet evropiane.