Drin Demiri

Komunikim Masiv

Drin Demiri, i diplomuar në Gazetari në AAB, tashmë gazetar i Klan Kosova

Drin Demiri ka mbaruar studimet në Fakultetin e Komunikimit Masiv në degën e Gazetarisë në Kolegjin AAB. Si student shembullor, ai menjeherë pas diplomimit është angazhuar të punojë si praktikant në Televizionin Klan Kosova.

Performanca e tij shembullore gjatë periudhës së praktikës profesionale, i hapi Drinit rrugën për të qenë pjesë e stafit të rregullt të Klan Kosova.

Sukseset e arritura deri më tani Drini ia dedikon institucionit ku edhe përfundoi studimet. Drini thotë se Fakulteti i Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB të ndihmon që lehtësisht të inkuadrohesh në tregun e punës.

“Vendimi për t’ u bërë student i drejtimit të Komunikimit Masiv, degës së Gazetarisë në Kolegjin AAB ishte i duhuri për të ardhmen time. Profesorët dhe studimet aty, më përgatitën që shumë më lehtë të arrij të gjej një vend pune”, tha Drini.

Fakulteti i Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB ka një staf pedagogjik të zgjedhur, me përvojë të dëshmuar shkencore, akademike e praktike, brenda dhe jashtë Kosovës, ndërsa deri tani rreth 90 për qind e të diplomuarve në këtë fakultet janë të punësuar.

Share: