Zenel Berisha

Arkitekturë

I diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës në AAB, Zenel Berisha tashmë pjesë e kompanisë KWE

Njohuritë e fituara gjatë studimeve në Fakultetin e Arkitekturës në Kolegjin AAB, tashmë arkitekti i diplomuar Zenel Berisha po i aplikon në profesionin e tij, si site-inxhinier në kompaninë KWE (Kosovo Water Energy).

Zeneli, është punësuar menjëherë pas diplomimit, ndërsa i vlerëson maksimalisht studimet në AAB.

Përveç punës që bëhet me dokumentacionin në zyrë, ai tregon se një pjesë e rëndësishme e punës që e bën realizohet edhe në terren në mbikëqyrjen e projekteve. Kjo punë e bën të lumtur arkitektin e ri Zenel Berisha, sepse siç thekson ai është brilante ta shohësh se si një vepër realizohet nga ideja në skicim e nga skica në plan dhe në ekzekutim.

Duke e pasur parasysh që shumë maturantë tashmë janë në dilema se çfarë do të vazhdojnë në studime, ai i porosit ata që të drejtohen në Fakultetin e Arkitekturës në Kolegjin AAB sepse do të përfitojnë shumë.

Fakulteti i Arkitekturës në Kolegjin AAB organizon studime në nivelin bachelor dhe master, ndërsa nga ky fakultet kanë dalur tashmë arkitektë të cilët dita ditës po bëjnë emër në këtë fushë.

Share: