Kreshnik Kurtishi

Juridik

Kreshnik Kurtishi: AAB inkurajon të menduarit kritik të studentit

Kreshnik Kurtishi, studimet bachelor i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB. Aktualisht punon si këshilltar ligjor në një projekt që financohet nga donatorë ndërkombëtarë në Kosovë, qëllimi i të cilit është mbështetja e Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e barrierave për të bërë biznes në Kosovë.

Kreshniku, gjatë studimeve në AAB ka qenë i angazhuar edhe si student- tutor. Ai për revistën “AAB Alumni” thotë se stabiliteti i Kolegjit AAB, stafit akademik dhe administrativ që kanë qenë të shkëlqyeshëm dhe profesional gjatë gjithë studimeve(nuk besoj se është aspak e tepërt nëse them se stafi administrativ i AAB-së është ndër më profesionistët në Kosovë), ka qenë kënaqësi që të punosh me ta dhe të studiosh në AAB.  

“Profesorët të cilët ligjërojnë në Kolegjin AAB janë ndër më të kualifikuarit në Kosovë dhe qasja e tyre ndaj studentëve ka qenë gjithnjë korrekte dhe në shërbim të studentëve. Gjithashtu është e rëndësishme të ceket fakti se shumica e profesorëve kanë përvojë të gjatë të ligjërimit dhe i njohin mirë problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare në përgjithësi dhe fusha e drejtësisë në veçanti”.

Ai thotë se njohuritë që ka marrë gjatë studimeve në AAB janë shumë të dobishme për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen në situata të ndryshme të punës. “Ka shumë situata në të cilat përvoja e fituar në AAB është e dobishme, por ajo që konsideroj se ka qenë edhe më e dobishme është mënyra kritike e të menduarit për çështje të ndryshme, gjë kjo e cila është inkurajuar në Fakultetin Juridik në AAB dhe konsideroj se është e dobishme jo vetëm për situata të punës, por edhe të jetës në përgjithësi, fundja kjo është apo të paktën duhet të jetë njëra nga detyrat kryesore të çdo institucioni arsimor”.  

Kreshniku në fund shton: “Inkurajoj të gjithë studentët e rinj që të punojnë sa më shumë që të kenë mundësi gjatë studimeve sepse në këtë mënyrë i bëjnë nder jo vetëm vetes, universitetit por edhe vendit në përgjithësi”.

Share: