Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike sjellin projektin “Sistemi i kontrollimit të hyrjeve-daljeve përmes QR – CODE”

2 Tetor 2024

Nën udhëheqjen e profesorit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Engin Melekoglu, studentët Fatlind Zogaj, Eriona Bytyqi, Arjan Krasniqi dhe Kaltrina Delija, kanë përfunduar fazën e parë të projektit “Sistemi i kontrollimit të hyrjeve-daljeve përmes QR-CODE”.


Ky projekt përbëhet nga tri faza, ku në fazën e parë synohet të monitorohet hyrja dhe dalja e personelit përmes QR kodit. Pas përfundimit të kësaj faze, faza e dytë do të përfshijë ndarjen e punës nga menaxhmenti përmes sistemit. Në fazën e tretë dhe përfundimtare, performanca e personelit do të vlerësohet në baza mujore dhe vjetore duke përdorur inteligjencën artificiale.

Projekti po realizohet me mbështetjen e Kolegjit AAB dhe në bashkëpunim me kompani private.

Share: