AAB përgatit kuadro të cilat i duhen Republikës së Kosovës

Për revistën “AAB Alumni”, Buja thotë se njohuritë e fituara gjatë studimeve në AAB i kanë ndihmuar në zgjidhjen e shumë problemeve profesionale, dhe i ka ndihmuar kolegët në hartimin e dokumentacionit, hartimin e procedurave të ndryshme e hartimin e rregulloreve të ndryshme.  “Kolegji AAB është njëri ndër universitetet më të mira, i cili ofron kushtet më të përshtatshme që të arrihen njohuritë e duhura dhe shumëdimensionale si për mua ashtu edhe për studentët tjerë, të cilët dëshirojnë t’i zgjerojnë aftësitë e tyre universitare”,tha Agim Buja.

“Stafi akademik i përgatitur mirë me tituj shkencorë, i cili përgatit kuadro, të cilat i duhen Republikës së Kosovës në të ardhmen, si dhe stafi administrativ i nivelit shumë të lartë dhe shumë i përgatitur në këtë institucion  më shtyjnë të vazhdoj studimet në nivelin master”, ka thënë Buja.

Share: