Fakulteti i Komunikimit Masiv organizon panelin diskutues për “Rolin e pluralizmit mediatik në luftën kundër dezinformimit”

11 Tetor 2024

Është mbajtur paneli diskutues i organizuar nga Fakulteti i Komunikimit masiv, me temën “Roli i pluralizmit mediatik në luftën kundër dezinformimit”. Moderator i këtij paneli ishte kryeredaktori i ATV Leart Hoxha, ndërsa në rolin e panelistit ishte Pierrick Judéaux drejtor i Portofolit dhe anëtar i ekipit themelues i Fondit Ndërkombëtar për Mediat me Interes Publik. Ky panel pati për qëllim fokusimin në përvojat dhe strategjitë që profesionistët e rinj të medias mund të adoptojnë për të luftuar dezinformimin dhe për të promovuar gazetarinë transparente.

Studentët patën rastin të ndajnë mendimet e tyre në lidhje me informimin e publikut, trendet e fundit në rrjetet sociale dhe si ndikojnë tek dezinformimi, metodat që duhet vënë në praktikë për të luftuar këtë fenomen etj.

Share: