Në kuadër të lëndës “Gazetari Televizive”, studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB kanë zhvilluar një aktivitet praktik në ambientet profesionale të televizionit ATV, në bashkëpunim me profesorët Erona Salihu dhe Fatos Zogaj.
Në një simulim të plotë të edicionit qendror të lajmeve, studentët morën rolet kryesore në ekran dhe prapa kamerës, nga prezantimi deri te produksioni duke përjetuar në mënyrë autentike ritmin dhe përgjegjësinë e një televizioni real.
Kjo përvojë u pasurua edhe më shumë nga prezenca e tri studenteve nga Universiteti i Caen Normandy, Francë, të cilat po realizojnë internship në Fakultetin e Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB.
Nëse e sheh veten në ekran, në newsroom apo në produksion, atëherë Fakulteti i Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB është hapi yt i parë drejt suksesit.


