Fakulteti i Komunikimit Masiv në Kolegji AAB ka organizuar një ligjëratë me temë “Edukimi Mediatik – Ekspertiza Nordike në Kosovë”, duke sjellë para studentëve praktikat më të avancuara ndërkombëtare në këtë fushë.
Ligjërata u mbajt nga Blerta Aliu Ahmeti, drejtoreshë ekzekutive e Education Empowerment Initiative, e cila prezantoi projektin në kuadër të iniciativave për fuqizimin e edukimit mediatik në vend.
Gjatë prezantimit, ajo ndau me studentët përvojat dhe praktikat nordike në zhvillimin e mendimit kritik dhe në luftimin e dezinformimit, duke theksuar rëndësinë që ka edukimi mediatik për studentët e gazetarisë dhe komunikimit.
Studentët shfaqën interes të madh për temën, duke u përfshirë aktivisht në diskutime dhe duke parashtruar pyetje mbi sfidat aktuale të mediave dhe ndikimin e informacionit në shoqëri.
Kjo ligjëratë u realizua në bashkëpunim me Këshillin Nordik të Ministrave, me synim avancimin e njohurive dhe shkëmbimin e përvojave ndërkombëtare në fushën e edukimit mediatik.