Universiteti “Lyuben Karavelov” nga Bullgaria do të pranojë në studimet doktorale të diplomuarit në arkitekturë në AAB

22 Shkurt 2020

Studentët e diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës dhe stafi i ri mësimor i Kolegjit AAB, tani mund të ndjekin studimet doktorale edhe në Fakultetin e Inxhinierisë Ndërtimore dhe të Arkitekturës të Universitetit “Lyuben Karavelov” në Sofje të Bullgarisë.

Referuar Marrëveshjes për Bashkëpunim dhe Protokoll, të nënshkruar kohë më parë nga prorektori për çështje mësimore, prof.ass.dr. Shemsedin Vehapi dhe rektori i Universitetit “Lyuben Karavelov”, prof.arch. Borislav Borisov, së fundmi u finalizua edhe vendimi për mundësimin e studimeve doktorale. Kjo u arrit me rastin e vizitës së rektorit të Kolegjit AAB, Dr.sc. Bujar Demjaha dhe Prodekanit të Fakultetit të Arkitekturës, Fitim Aliu, në Sofje të Bullgarisë.

Në vazhdën e bashkëpunimeve ndërkombëtare, kjo marrëveshje hap rrugë më të ngushtë për bashkëpunim ndërmjet këtyre dy institucioneve, me qëllim të ngritjes profesionale për studentët dhe stafin mësimor të Fakultetit të Arkitekturës.

Share: