Përfaqësues të Shkollës Ndërkombëtare për Biznes të njohur si HULT International Business School si dhe përfaqësuesit e tyre në Kosovë LEA Education, vizituan Kolegjin AAB ku u pritën nga Prorektorja për Bashkëpinim Ndërkombëtar, Venera Llunji dhe një grup studentësh.
Ata prezentuan programin e tyre dhe mundësitë e studentëve të Kolegjit AAB për të vazhduar studime të nivelit Master dhe jo vetëm, në një nga kampuset e këtij insitucioni botëror.
HULT International Business School ka kampuset e veta në disa qytete të mëdha botërore: San Francisko, Boston, Nju Jork, Londër, Dubai dhe Shangaj.
Në këtë institucion studiojnë studentë nga 160 kombe të ndryshme, ndërsa studentët kanë mundësi të bëhen pjesë e garës për të fituar projektin në vlerë prej 1 milion dollarësh. Gara ka për temë ndryshimet klimatike dhe çfarë zgjidhjeje do të ofronin të rinjtë në këtë problematikë. Vegëza për të marrë më shumë informata lidhur me këtë projekt është: www.hultprize.org
Në fund të takimit u vendos që së shpejti të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve në fjalë.