Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Pulse Electronics – Dhurohen pesë laptopë për studentët e dalluar

4 Nëntor 2024

Me synim përmirësimin e resurseve akademike akademike dhe nxitjen e mundësive të të nxënit praktik, Kolegji AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Pulse Electronics.
Sipas marrëveshjes, Pulse Electronics do të ofrojë produkte për studentët dhe stafin e Kolegjit AAB me çmime të ulura, duke bërë që teknologjia e përparuar të jetë më e përballueshme dhe duke krijuar një ambient më gjithëpërfshirës për të nxënit.
Si shenjë mbështetjeje për arritjet akademike, Pulse Electronics ka dhuruar pesë laptopë për studentët e dalluar, si një vlerësim për punën dhe përkushtimin e tyre. Rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri, theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshje duke thënë se “pasqyron përkushtimin e AAB’së për t’u ofruar studentëve jo vetëm arsim cilësor, por edhe mjetet dhe përvojat e nevojshme që i përgatisin për sukses në tregun modern të punës.”
Butrint Bërdynaj, drejtor në Pulse Electronics, shprehi entuziazmin për bashkëpunimin e ri, ndërsa tha se investimi për studentë nxit inovacionin dhe ndërtimin e brezave të aftë për të kontribuar në industri.

Share: