Zyrtari për Drejtësi Tranzicionale Valdon Bytyqi zhvillon ligjëratë dhe bashkëbisedim me studentët eFakultetit Juridik

6 Nëntor 2024

Valdon Bytyqi, ish student i Fakultetit Juridik tani në postin e Zyrtarit të Lartë për Drejtësi Tranzicionale në Ministrinë e Drejtësisë, ka zhvilluar ligjëratë dhe bashkëbisedim me studentët e këtij fakulteti në “Alumni Talk” organizuar nga Qendra e Karrierës.
Ai foli për pjesën e studimeve të përfunduara në AAB, ndërsa tema e ligjëratës fokusohej në “Parimet bazë të Drejtësisë Tranzicionale”, ku u trajtuan aspektet kryesore të saj veçanërisht në rëndësinë e ballafaqimit me të kaluarën dhe kërkimin e drejtësisë, për ngjarjet gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Studentët u angazhuan në bashkëbisedim me Bytyqin, ndërsa shtruan pyetje mbi sfidat dhe rolin e drejtësisë tranzicionale në ndërtimin e një shoqërite të drejtë dhe paqësore.
Bytyqi ndau përvojat profesionale dhe vuri në pah rëndësinë e punës së përbashkët për të siguruar drejtësi për të kaluarën, si dhe për të ndërtuar besim në institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Share: