Në ambientet e Universitetit FON në Shkup, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes Kolegjit AAB dhe Universitetit FON.
Universiteti FON është universiteti i parë privat në Maqedoni, i themeluar në vitin 2003. Ky institucion universitar përveç qendrës kryesore në Shkup, operon me degët e veta edhe në Strugë, Strumicë dhe Gostivar.
Marrëveshja ka për qëllim ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve akademike e shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në fushën e arsimit të lartë. Po ashtu pjesë e kësaj marrëveshjeje do të jenë projektet e përbashkëta hulumtuese, si dhe organizimi i simpoziumeve e konferencave, shkëmbimi i ligjëruesve dhe ofrimi i ligjëratave me interes të përbashkët si dhe vizitat e ndërsjella studimore të studentëve të të dyja palëve.