Fakulteti i Shkencave Sociale organizon aktivitetin “Nga dhimbja në forcë – Historia ime kundërbullizmit”

8 Nëntor 2024

Duke ndarë histori frymëzuese dhe hapa se si mund të trajtohen pasojat nga bullizmi, moderatori Labinot Azemi mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale, që u moderua nga profesori Jeton Brajshori.
Ky aktivitet kishte në thelb diskutimet ndërgjegjësuese kundër bullizmit për të qenë pjesë e një shoqërie e cila lufton këtë fenomen.
Labinoti, foli për bullizmin që kishte përjetuar nga mosha e fëmijërisë, si kishte ndikuar kjo në shëndetin e tij mendor, deri tek përballja dhe shndërrimi i dhimbjes në forcë.
Studentët patën pyetje të shumta për të ftuarin ndërsa ndoqën me vëmendje të shtuar rrëfimin e tij.

Share: