Studentët e Kolegjit AAB morën pjesën në trajnimin e organizuar nga Unioni Studentor në bashkëpunim
me “Theta” dhe “Coca Cola HBC Kosova” në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve”.
Gjatë këtij trajnimi studentët u bënë pjesë e aktiviteteve që kishin për qëllim zhvillimin e aftësive të buta tek ta.
Kjo shërbeu si një përvojë e veçantë për studentët, të cilët përveç zotimit të njohurive të reja, patën
rastin edhe të socializohen me njëri tjetrin.