Profesori i njohur Krassen Stanchev nga Universiteti i Bullgarisë mban ligjëratë në Kolegjin AAB

15 Nëntor 2024

Si pjesë e aktiviteteve sipas projektit “Ndikimi i BE-së në ndërtimin e paqes, pajtimit dhe demokratizimit në Kosovë”, financuar nga programi Erasmus+ Jean Monnet Actions, profesori i njohur nga Bullgaria Krassen Stanchev, ka mbajtur ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB.

Ligjërata u realizua online dhe solli prezantimin e Stanchev që trajtonte temën “The war on Ukraine: Background, risks and options to address them”.

Stanchev, si një nga figurat më me ndikim jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, për studentët paraqiti një këndvështrim më ndryshe rreth gjendjes aktuale dhe konfliktit mes këtyre dy shteteve.

Kjo ligjëratë u mirëprit nga studentët, të cilët parashtruan pyetje për profesorin në lidhje me temën që u trajtua.

Share: