Të ndara në sesione të shumta, janë prezantuar qindra punime nga pjesëmarrësit e konferencës ndërkombëtare “Mirëqenia në kohë sfiduese (Wellbeing in Challenging Time)”, që u zhvillua në Kolegjin AAB.
Sesionet trajtonin tema të ndryshme si: Ballkani në kontekstin evropian dhe global; Kultura, artet, sfera publike dhe komunikimi; Popullsia, migrimi dhe diaspora; Politika, demokracia, integrimi dhe ligji; Feja, sjellja kolektive dhe lëvizjet sociale; Martesa, familja, mirëqenia, politika sociale, komuniteti; Fëmijëria, rinia, koha e lirë, plakja dhe gjinia; Puna, profesionet dhe organizimi; Siguria, shëndeti publik, kontrolli social; Marrëdhëniet etnike, nacionalizmi, të drejtat e njeriut; Mjedisi, ekonomia, turizmi; Shkencë, teknologji, dixhitalizim, inovacion.
Pjesëmarrësit prezantuan punimet e tyre përkitazi me temat e sesioneve, ndërsa në fund të konferencës secili nga ta është certifikuar si vlerësim për kontributin e dhënë në këtë organizim.