Studentët nga viti i tretë i programit Marketing dhe Administrim Biznesi në Fakultetin Ekonomik, kanë organizuar punëtori me profesoreshën Fëllënza Pula, mbi menaxhimin e burimeve njerëzore.
Gjatë kësaj punëtorie u diskutua për dy tema kryesore: Menaxhimi i marrëdhënieve në punë dhe organizimin e burimeve njerëzore.
Në këto tema u përmendën rëndësia e komunikimit efektiv, ndërtimit të një kulture pozitive organizative dhe zgjidhjes së konflikteve në vendin e punës.
Fokusi u vendos edhe në planifikimin, rekrutimin, dhe zhvillimin profesional të stafit për të rritur efikasitetin dhe përmbushjen e objektivave të organizatës.