Zhvillohet trajnimi i avancuar “Planifikimi dhe menaxhimi i projekteve” nga Zyra e Projekteve dhe QAPI

26 Nëntor 2024

Për dy ditë radhazi në Kolegjin AAB është zhvilluar trajnimi i avancuar “Planifikimi dhe menaxhimi i projekteve”, organizuar nga Zyra e Projekteve dhe Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion.
Gjatë këtij trajnimi drejtoresha e Zyrës së Projekteve Ilirjana Geci, bashkë me të pranishmit kanë diskutuar tema të ndryshme, ndërsa përmes punës grupore u realizua edhe pjesa praktike e tyre.
Këto tema përfshinin çështje të shumta që ndërlidhen me modulin e trajnimit si: Harmonizimi i qëllimit të projekteve me prioritetet strategjike institucionale, lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare; Hulumtimi dhe analizimi i mundësive për mbështetje financiare dhe përzgjedhja e thirrjeve relevante për aplikim; Përfshirja e hisedarëve dhe krijimi i partneriteteve; Përdorimi i LFM (Logical Framework Matrix) për qartësim të strukturës së projektit; Definimi i paketave të punës dhe detajizimi i planit të aktiviteteve të projektit etj.

Share: