Kolegji AAB dhe Federata e Notit të Kosovës organizojnë seminarin për gjyqtarë të notit

29 Nëntor 2024

Është mbajtur seminari për licencimin e gjyqtarëve të notit, organizuar nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në bashkëpunim me Federatën e Notit të Kosovës. Kjo shënoi një ngjarje të rëndësishme për zhvillimin e sportit të notit, si dhe një hap për rritjen e cilësisë dhe profesionalizmit në organizimin e garave për vitin 2025.
Bashkëpunimi i vazhdueshëm ka kontribuar në ngritjen e nivelit të organizimit dhe trajnimit të gjyqtarëve, duke siguruar përparimin e sportit të notit në Kosovë.

Share: