Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetit të Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt avancimit të tyre akademik dhe profesional, duke nënshkruar kontratat për grantet studentore për projektet e tyre kreative.
Projektet e financuara këtë semestër përfshijnë:
“Sistemi i menaxhimit të stokut përmes QR code”, i udhëhequr nga studentja Elone Haxha, nën mentorimin e profesorit Englin Melekoglu.
“English from Me to You”, i udhëhequr nga studenti Veton Nimani, nën mentorimin e profesorit Niman Dreshaj.
Kolegji AAB ka marrë përsipër financimin e këtyre projekteve, duke demonstruar përkushtimin e tij për të mbështetur idetë inovative dhe për të ndihmuar studentët të zhvillojnë potencialin e tyre. Këto projekte jo vetëm që i kontribuojnë komunitetit por edhe do të pasurojnë përvojën akademike të studentëve dhe do të i përgatisin ata për sfidat potenciale në tregun e punës.