Fakulteti i Shkencave Shëndetësore organizon ligjëratë informuese në Ditën Ndërkombëtare të HIV/AIDS

5 Dhjetor 2024

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të HIV/AIDS, Fakulteti i Shkencave Shëndetësore ka organizuar një ligjëratë informuese me moton “Zgjidh rrugën e të drejtave tua: Shëndeti im, e drejta ime!”

Në këtë ligjëratë i ftuar ishte drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës Izet Sadiku dhe Dr. Lirëza Gorani, e cila trajtoi temën “Këshillimi dhe testimi për HIV/AIDS në 10 muajt e fundit në AMF në Qendrën e Studentëve”.

Ligjërata shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për studentët që të thellojnë njohuritë rreth HIV/AIDS, pasi u ofruan informacione të vlefshme për ndërgjegjësimin, parandalimin dhe ndikimin e kësaj sëmundje në shëndetin publik.

Share: