Prof. Dr. Alta Arapi, me titullin Doktor i Shkencave në Infermieri dhe përvojë të gjatë në fushën akademike dhe klinike, ka nisur të ligjërojë në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore. Ligjëratat nga Arapi synojnë pajisjen e studentëve me njohuri të avancuara dhe aftësi praktike për diagnostikimin dhe menaxhimin terapeutik. Angazhimi i në këtë rol është një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes së profesionistëve të rinj për t’u përballur me sfidat e kujdesit shëndetësor modern. Përmes metodave inovative të mësimdhënies dhe qasjes së saj ndërdisiplinore, ajo inkurajon studentët të zhvillojnë aftësi analitike dhe vendimmarrëse, duke i ndihmuar të avancojnë standardet e kujdesit shëndetësor në vend dhe më gjerë.