Në kuadër të lëndës “Administrimi dhe Qeverisja Lokale” me profesor Lavdim Terziu, është mbajtur ligjëratë për studentët e nivelit master të Fakultetit të Administratës Publike, nga ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi.
Ligjërata pati fokusin në rolin dhe punën e ministrisë në fuqizimin e pushtetit lokal dhe zhvillimin e politikave për qeverisje më efikase.
Ajo u pasua nga një sesion interaktiv diskutimi, ku studentët e pranishëm patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje të drejtpërdrejta nga ministri për sfidat dhe mundësitë në administrimin lokal.
Kolegji AAB vazhdon të ofrojë platforma unike për studentët, duke i lidhur ata me profesionistët dhe vendimmarrësit kryesorë në vend.