Mbahet Konferenca Studentore e Simuluar “Studentët Hulumtues – Strategjitë e Financimit dhe Historitë e Suksesit të Korporatave Globale”

16 Dhjetor 2024

Në kuadër të lëndës “Menaxhment Financiar” në Fakultetin Ekonomik nën mentorimin e profesoreshës Besime Ziberi, është mbajtur Konferenca Studentore e Simuluar me titull “Studentët Hulumtues – Strategjitë e Financimit dhe Historitë e Suksesit të Korporatave Globale”.

Kjo konferencë shërbeu si një platformë frymëzuese ku studentët e nivelit Bachelor prezantuan dhe diskutuan rastet e tyre studimore mbi praktikat financiare dhe historitë e suksesshme të disa prej brendeve më të njohura globale. Përmes një analize të detajuar, ata trajtuan tema kyçe mbi strategjitë e financimit dhe zhvillimin e kompanive lider si Louis Vuitton, Apple, Microsoft, Coca-Cola, Starbucks, Tesla, Amazon, Toyota, Porsche, Facebook, Mercedes – Benz, Walmart etj.

Falë përkushtimit dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të studentëve, kjo konferencë vuri në dukje rëndësinë e edukimit të bazuar në hulumtime praktike dhe lidhi teorinë akademike me realitetet komplekse të tregut global. Prezantimet pasqyruan jo vetëm aftësitë hulumtuese, por edhe kreativitetin dhe profesionalizmin e studentëve tanë.

Kjo konferencë shënon një hap të rëndësishëm në përgatitjen e brezit të ri për sfidat e një ekonomie globale gjithnjë në zhvillim.

Share: