Profesoresha Diana Qarkaxhija dhe studentet e Fakultetit të Shkencave Sociale marrin pjesë në konferencën nga YIHR KS

16 Dhjetor 2024

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS), ka organizuar konferencën me titull “Gjuha Diskriminuese në Tekstet Shkollore”, ku morën pjesë profesoresha Diana Qarkaxhija dhe disa studente të Fakultetit të Shkencave Sociale.
Konferenca u organizua si pjesë e edicionit të 11-të të Javës së të Drejtave të Njeriut, me qëllim të identifikimit të gjuhës diskriminuese potenciale, stereotipizuese dhe përjashtuese në këto tekste.
Gjatë konferencës u publikuan edhe gjetjet e raportit nga YIHR KS, ndërsa pati diskutime se si ndikon kjo gjuhë tek të rinjtë në Kosovë.

Share: