Janë mbajtur dy ligjërata me profesorët Ippolito Notarnicola nga Universitetin Enna “Kore” në Itali dhe Joanne Brooke, Drejtoreshë e Qendrës për Kujdesin Social, Shëndetin dhe Kërkimet e Ndërlidhura në Mbretërinë e Bashkuar. Këto ligjërata fokusoheshin në “Evaluimin e artikujve shkencorë” dhe “Publikimin e disertacioneve dhe kërkimeve shkencore”.
Ata ndanë përvojat e tyre në ligjërata të ndara rreth angazhimit ndër vite që kanë pasur në fushën e kërkimeve shkencore, por edhe frymëzuan studentët për të ndjekur një karrierë me ndikim në kujdesin shëndetësor.
Për studentët këto ligjërata ishin mundësi unike për të përfituar nga ekspertiza ndërkombëtare e këtyre personaliteteve të shquara.