Njoftim: Pezullohet procesi mësimor për shkak të COVID19

11 Mars 2020

Në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ndërprerë procesin mësimor në të gjitha institucionet arsimore, Kolegji AAB njofton të gjithë studentët dhe mësimdhënësit, se deri me datën 27 mars 2020, nuk do të zhvillohet mësim.
Ky vendim vjen si masë preventive kundër koronavirus – COVID 19.
PËR VEPRIMET E MËTUTJESHME DO TË INFORMOHENI ME KOHË.

Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të përfillin me kujdes të gjitha masat e parapara dhe rekomandimet e instituconeve të shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Share: