Studentët e Fakultetit të Arteve dhe Arkitekturës në vizitë studimore në Mal të Zi dhe Shqipëri

14 Prill 2022

Studentë të Fakultetit të Arteve dhe Arkitekturës të Kolegjit AAB, ligjëratat e semestrit veror po i gërshetojnë me vizita studimore në vende me rëndësi artistike e arkitektonike, jo vetëm në Kosovë por edhe në vende të ndryshme të rajonit. Të udhëhequr nga profesorët e tyre vizituan vende të rëndësishme në Mal të Zi, me qëllim ndërlidhjen dhe konkretizimin e temave respektive nga planprogramet studimore.

Gjatë kësaj vizite, studentët patën rastin të shohin nga afër: qytetin e vjetër të Kotorit dhe Budvës, Risanin, Shën Stefani, si dhe në Shqipëri, Muzeun Kombëtar të Fototgrafisë Marubi në Shkodër.

Studentët përfituan jashtëzakonisht shumë nga kjo vizitë duke analizuar secili nga këndvështrimi i vet vlerat artistike e arkitektonike të këtyre institucioneve të rëndësishme, ndërsa agjenda e vizitave në vende të tilla të rëndësishme do të zgjerohet dhe do të vazhdoj edhe ditëve në vazhdim.

Share: