Fakulteti i Administratës Publike organizon aktivitetin praktik “Intervista për punësim”

8 Janar 2025

Në kuadër të lëndës Menaxhimi i Shërbimeve Publike dhe Burimeve Njerëzore, studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Administratës Publike patën mundësinë të përjetojnë nga afër procesin e një interviste pune, përmes një simulimi praktik të organizuar në bashkëpunim me profesorin Vrullim Buja dhe asistenten Blinera Veliu.
Studentët gjatë ligjëratave përgatitën një konkurs të detajuar me kërkesa specifike për pozitat e punës dhe përcaktuan afatin kohor për aplikim. Ata morën pjesë si kandidatë të intervistuar dhe si panel intervistues në ditën e caktuar për intervistë, duke marrë rolet e profesionistëve të burimeve njerëzore dhe menaxherëve.
Gjatë intervistës, studentët demonstruan aftësitë e tyre të përgatitjes, komunikimit dhe vlerësimit profesional, duke përfituar një eksperiencë të drejtpërdrejtë mbi procesin e përzgjedhjes në punësim.
Ky aktivitet shërbeu si një platformë për zhvillimin e aftësive praktike të studentëve, duke lidhur teorinë me praktikën dhe duke i pajisur ata me kompetenca të nevojshme për tregun e punës.

Share: