Rektori i Kolegjit AAB i ftuar në ngjarjen e radhës nga Ambasada e Japonisë në Kosovë

31 Janar 2025

Me rastin e shënimit të ditëlindjes së Perandorit Naruhito të Japonisë, rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri dhe prorektorja Venera Llunji kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë.

Në këtë ngjarje rektori takoi ambasadorin e Japonisë në Kosovë Sh.T Kiminori Iwama, me të cilin biseduan për bashkëpunimin dhe raportin që gëzon Kolegji AAB ndër vite me ambasadën.

Takime u zhvilluan edhe me ambasadorë të shteteve të tjera si Shqipërisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi.

Share: