Në Kolegjin AAB u zhvillua trajnimi i tretë dy-ditor në kuadër të projektit HomoDigitalis, i financuar nga programi Erasmus+ i Komisionit Evropian.
Trajnimi me temë “MOOC Design: From Concept to Deployment” ishte i orientuar drejt zhvillimit profesional të stafit akademik në fushën e edukimit digjital, duke u fokusuar veçanërisht në metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies online.
Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga Universiteti i Sarajevës, Universiteti për Shkencë dhe Teknologji në Sarajevë, Kolegji LOGOS, Universiteti Polis, Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, si dhe anëtarë të stafit të Kolegjit AAB. Trajnimi u drejtua nga ekspertë të Universitetit të Patras-it në Greqi, përkatësisht prof. Nikolaos Avouris dhe prof. Christos Sintoris, të cilët kontribuan në krijimin e një eksperience të pasur akademike dhe profesionale për pjesëmarrësit.
Përveç trajnimit intensiv, pjesëmarrësit patën mundësinë të zhvillojnë edhe një vizitë në kampusin e Kolegjit AAB, duke u njohur më nga afër me infrastrukturën moderne dhe ambientet akademike që mbështesin zhvillimin e edukimit digjital dhe inovacionin në mësimdhënie.