Kolegji AAB organizon punëtorinë “Future Tech 2025” për maturantët nga mbarë Kosova

27 Shkurt 2025

Është mbajtur punëtoria “Future Tech 2025” në Kolegjin AAB, në të cilën morën pjesë maturantët nga të gjitha shkollat e mesme të Kosovës.

Punëtoria u hap nga profesori Shkëlqim Miftari, ndërsa theksoi rëndësinë e teknologjisë dhe rolin e saj në të ardhmen e arsimit dhe punësimit.

Gjatë punëtorisë u mbajtën sesione për tema të ndryshme si: zbatimi i AI për parashikime, përdorimin etik dhe efikas të veglave të AI për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në jetën e përditshme, krijimin e lojërave kompjuterike me Scratch dhe Unity, etj.

Sesionet u mbajtën nga: Engin Melekoglu, Nusret Bilallaj, Elsa Imeri dhe Arijan Beka. Punëtoria përfundoi me diskutime të hapura dhe mundësi rrjetëzimi, ndërsa u ndanë edhe certifikata për pjesëmarrje nga dekani Jusuf Qarkaxhija.

Share: