Kolegji AAB hap thirrje për ofertim – Blerja e Pajisjeve për Projektet EDU-LAB dhe  Edu4Migration

3 Mars 2025

Kolegji AAB fton të gjitha kompanitë e interesuara të dorëzojnë ofertat e tyre për furnizimin me pajisje në kuadër të implementimit të projekteve  EDU-LAB dhe Edu4Migration. 

Projekti EDU-LAB – Fokusohet në analizimin e tranzicioneve të të rinjve nga arsimi në tregun e punës dhe zhvillimin e mekanizmave për matjen e efikasitetit të sistemeve arsimore.  

Projekti Edu4Migration
 – Synon të mbështesë studentët dhe punonjësit socialë në Kosovë dhe Shqipëri për përmirësimin e aftësive të tyre në ndihmën e popullatave migrante.

Lista e pajisjeve të kërkuara për secilin projekt, së bashku me specifikimet teknike, gjendet në dokumentet e bashkëngjitura.

Afatet për dorëzimin e ofertave:
📅 EDU-LAB – Deri më 05.03.2025, ora 16:00
📅 Edu4Migration – Deri më 13.03.2024, ora 16:00

Kriteret e përzgjedhjes:

✅ Çmimi më ekonomikisht i favorshëm (40 pikë)
✅ Përmbushja e specifikimeve teknike (40 pikë)
✅ Koha e liferimit (20 pikë)

Share: