Puna praktike e katër studenteve të Kolegjit AAB Dafina Hajdari, Enita Limani, Riola Krasniqi dhe Bleonë Brestovci, që ka zgjatur për një periudhë 4 mujore në Zyrën e Projekteve, është përmbyllur me sukses. Në një takim të organizuar, janë ndarë letrat rekomanduese për punën e shkëlqyer dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm gjatë kësaj periudhe.
Kolegji AAB njihet si një institucion i cili ofron mundësi për punë praktike për studentët e tij në fusha të ndryshme, me qëllim të forcimit të njohurive dhe kompetencave profesionale.
Përmes këtij angazhimi, studentët fitojnë eksperiencë të vlefshme që ndihmon në zhvillimin e aftësive dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.