Gratë e suksesshme në biznes ndajnë historitë e tyre me studentët e AAB-së

11 Mars 2025

Fakulteti Ekonomik ka organizuar aktivitetin “Fuqia përmes biznesit: Gratë që udhëheqin dhe inspirojnë”. Gjatë këtij aktiviteti u ndanë shembuj të grave të suksesshme në biznes, ndërsa frymëzuan të rinjtë për këtë fushë.
Folëse në ngjarje ishin: Sytrime Dervisholli, drejtoreshë ekzekutive e Kllasteri Prefab dhe Elvira Ibrahimi, drejtoreshë ekzekutive e ACCELL Accounting.
Ato treguan historitë e tyre të rrugëtimit në biznes dhe theksuan rëndësinë e barazisë gjinore, lidershipit dhe inovacionit, duke nxitur vajzat e reja të sfidojnë kufizimet dhe të krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e një shoqërie dhe ekonomie të barabartë dhe të qëndrueshme.

Share: