Është hapur thirrja për grante për projekte studentore nga Zyra e Projekteve në Kolegjin AAB, për semestrin veror 2024/2025.
Kjo thirrje bëhet me qëllim të fuqizimit të rolit të studentëve, shtimit të aktiviteteve jashtë kurrikulare si dhe pasurimit të jetës studentore.
Afati i fundit për aplikim është 31 mars 2025.
Detajet rreth objektivave, formës së aplikimit, linkut për sesionin informues, vendin dhe kohën e trajnimit per studentët i gjeni në dokumentin “Thirrje për aplikim për projekte studentore – Semestri veror 2024/2025”.
Për pyetje ose informatë shtesë, kontaktoni në [email protected]