“Dita Botërore e Poezisë” – Kolegji AAB më 21 mars organizon panel diskutimi

19 Mars 2025

Në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB, do mbahet panel diskutimi organizuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, me rastin e Ditës Botërore të Poezisë (21 mars).

Në panel janë të ftuar studiuesi dhe shkrimtari prof. Sali Bashota, poetja dhe përkthyesja Fatijona Bajra, si dhe studiuesi dhe shkrimtari prof. Jeton Kelmendi.

Studentët nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja do të recitojnë poezi të poetëve të shquar dhe do të promovojnë poezitë e shkruara nga vetë ata.

Ju mirëpresim!

Share: