Me rezultate maksimale gjatë studimeve dhe angazhim për gjashtë vite radhazi, Aron Kelmendi ka depërtuar lehtësisht në tregun e punës. Pas diplomimit në Fakultetin e Stomatologjisë, Aroni është punësuar si doktor i stomatologjisë në klinikën familjare stomatologjike.
Sukseset e Aronit kishin filluar në periudhën kur ai ishte student, ku artikulli shkencor i realizuar nga ai dhe kolegët e tij ishte publikuar në një revistë të njohur botërore në fushën e stomatologjisë. Mundësitë teorike dhe praktike në Fakultetin e Stomatologjisë të Kolegjit AAB, Aroni i cilëson si portën kryesore për tregun e punës në të ardhmen. Pasi sipas tij, pjesa praktike lehtëson dhe përgatit raportin e stomatologëve të ardhshëm për punën direkte në pacientë.
Aktualisht, Aroni ka aplikuar për studimet e doktoratës në fushën e Shkencave Mjekësore dhe është i përgatitur për specializim në fushën e gjerë të stomatologjisë.