Sot ka nisur zyrtarisht punimet edicioni i katërt i kongresit më të madh të stomatologjisë në rajon,“Prishtina Dental Weekend” organizuar nga Fakulteti i Stomatologjisë.
Ky kongres ka mbledhur emrat më të njohur në fushën e stomatologjisë, me dhjetëra ligjërata, punëtori dhe mijëra të regjistruar.
Rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri, theksoi rëndësinë e kongresit “Prishtina Dental Weekend” duke thënë se dëshmon përkushtimin e palëkundur për cilësi në arsim, kërkim shkencor dhe zhvillim profesional.
“Që nga themelimi i Fakultetit të Stomatologjisë në Kolegjin AAB, ne kemi pasur synim të qartë që të krijojmë një ambient të përshtatshëm për formimin profesional, kërkimin shkencor dhe ngritjen e vazhdueshme të standardeve në fushën dentare. Kjo ngjarje, e akredituar nga Oda e Stomatologëve të Kosovës, është një vendtakim për shkëmbimin e njohurive, eksperiencave dhe për të prezantuar risitë më të fundit në stomatologji dhe për të forcuar rrjetëzimin ndërmjet profesionistëve pjesëmarrës.”, tha Olluri.
Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës, Blerim Kamberi, përshëndeti punimet e kongresit duke thënë se secilin vit ky organizim shërben në të mirë të komunitetit të somatologëve.
Edhe prof.dr. Blerim Mehmeti, kryetar i Këshillit Shkencor, vlerësoi ndihmën që Kolegji AAB ka ofruar, ndërsa shprehu mirënjohje edhe për studentët, vullnetarët dhe të gjithë ata që kontribuojnë në realizimin e këtij eventi.
Dekani i Fakultetit të Stomatologjisë Bleron Azizi, shprehu kënaqësinë që për 4 vite me radhë realizojnë një organizim tejet të suksesshëm të këtij kongresi për fushën e stomatologjisë. Ai uroi të gjithë pjesëmarrësit që të arrijnë rezultate frytdhënëse nga ky kongres.