Fakulteti Juridik organizon ligjërata speciale për nder të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale

30 Prill 2025

Në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB, janë mbajtur ligjërata nga përfaqësues të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, si dhe nga institucioni i Doganave të Kosovës,

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin Z. Avdi Krasniqi, Znj. Sadije Topojani dhe Znj. Zjarrta Osmani, të cilët me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale. ndanë përvojat e tyre praktike nga kjo fushë.

Gjatë ligjëratave, studentët patën mundësinë të njihen me sfidat e zbatimit praktik të të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera nga fusha e pronësisë intelektuale. Ky ishte një rast i shkëlqyer për të ndarë njohuri dhe për të avancuar dijen në këtë fushë të rëndësishme të së drejtës.

Share: