Është zhvilluar me sukses diskutimi i radhës nga “n’Sferë t’Mendjes”, me temën “Trauma dhe shëndeti mendor.
Folëse kryesore në këtë organizim ishte drejtoresha e “Diakonie Kosova” njëherazi psikologe klinike Diellza Gllogu, e cila solli një perspektivë profesionale dhe humane rreth ndikimit të traumës bashkë me përballimin e saj.
Ajo gjithashtu ndau raste se si trajtohen traumat që mund të vinë nga përjetime të ndryshme, ndërsa studentët e Fakultetit të Psikologjisë parashtruan pyetje të shumta për të.
Ky diskutim ka rëndësi thelbësore në nxitjet e vetëdijes dhe për të krijuar hapësira ku ndahen përvoja të ndryshme për tema të tilla.