Studentja e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, Sahare Berisha, ka luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin e Kombëtares U19 të Kosovës në futboll, duke qenë lojtare startuese dhe një nga kontribueset kryesore në këtë sukses historik.
Angazhimi i saj me përfaqësueset e Kosovës ka nisur që në moshën 14-vjeçare, duke kaluar nëpër të gjitha grupmoshat deri te Kombëtarja U19.
Në tri ndeshjet e fundit të zhvilluara në Maltë kundër Maltës, Kazakistanit dhe Letonisë, ajo ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me 1 gol të shënuar dhe 5 asistime, duke qenë një prej lojtareve kyçe të ekipit.
Kombëtarja U19 e Kosovës ka shënuar tri fitore radhazi, duke arritur të shkruajë histori me ngjitjen nga Liga B në Ligën A, një sukses i jashtëzakonshëm për futbollin e femrave në vend.
Ky sukses është gjithashtu një dëshmi e rëndësisë së përgatitjes akademike dhe sportive që studentët tanë marrin në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB.