Analisti i sigurisë kibernetike Faik Kurtishi mban ligjëratë në Kolegjin AAB

13 Maj 2025

Në kuadër të lëndës “Siguria e të dhënave” për studentët e specializimit “Inteligjencë Artificiale” ishte si mysafir ligjërues analisti i sigurisë kibernetike Faik Kurtishi.

Kurtishi i cili është i certifikuar në disa fusha të sigurisë kibernetike, duke përfshirë: CEH, CHFI, ECSA, Sec+, PenTest+, CySA dhe CND, mbajti ligjëratën me temën “Lufta Kibernetike në shekullin 21: Sulmet DDoS në Kosovë 2025.

Në ligjëratën e cila zgjoi shumë interesim, u trajtuan disa tema,si:  Sulmet kibernetike në shekullin XXI; Llojet më të shpeshta të sulmeve kibernetike – Teknikat dhe format e përdorura zakonisht nga sulmuesit; Kategoritë e sulmuesve kibernetikë; Sulmet ndaj institucioneve shtetërore; Sulmet në zinxhirin e furnizimit (supply chain attacks); Raste konkrete të sulmeve në Ballkan, veçanërisht në Kosovë, etj.

Share: