Fakulteti i Gjuhëve të Huaja nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për praktikën profesionale me “Cambridge School”

13 Maj 2025

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me “Cambridge School”, Prishtinë.

Marrëveshja, e nënshkruar nga Prof. Asist. Dr. Aida Alla, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB, dhe Z. Pëllumb Popaj, përfaqësues i “Cambridge School”, paraqet një angazhim të ndërsjellë për të mbështetur studentët në zhvillimin e praktikës profesionale dhe për të promovuar mundësi të të nxënit praktik.

Përmes këtij bashkëpunimi, studentët do të kenë mundësinë të zbatojnë njohuritë e tyre akademike në mjedise pune, të zhvillojnë aftësi profesionale në komunikim dhe mësimdhënie të gjuhës angleze dhe gjermane, dhe të përgatiten më mirë për karrierat e tyre të ardhshme në fushën e shërbimeve gjuhësore dhe fushave të ndërlidhura.

Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjes ndërmjet akademisë dhe industrisë, si dhe përmirësimit të zhvillimit profesional të studentëve.

Share: