Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Infermierisë Fakulteti i Shkencave Shëndetësore organizoi një tryezë të rrumbullakët me temën: “Roli i infermierisë në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor.”
Ky aktivitet mblodhi së bashku profesionistë të fushës së infermierisë dhe drejtues të institucioneve shëndetësore për të diskutuar rreth rolit thelbësor që kanë infermierët në sigurimin e kujdesit cilësor dhe gjithëpërfshirës për pacientët.
Në panelin diskutues morën pjesë: Udhëheqës të institucioneve shëndetësore, përfaqësues nga Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK), profesorë dhe asistentë, mentorë klinik si dhe infermierë pensionistë, të cilët ndër vite kanë kontribuar në themelimin dhe zhvillimin e profesionit të infermierisë në Kosovë.
Ky aktivitet ishte një dëshmi e angazhimit të Kolegjit AAB për të nderuar profesionin e infermierisë dhe për të kontribuar në avancimin e mëtejshëm të kujdesit shëndetësor në vendin tonë.