Komunikim Masiv Gazetari

Qëllimi dhe Profili i Programit

Programi BA Komunikim Masiv dhe Gazetari ka për qëllim që të përgatisë profesionistë konkurrues për tregun mediatik dhe për organizatat publike dhe jopublike në Kosovë, me dije dhe shkathtësi të avancuara, për të kontribuar në kontrollimin e përditshëm të demokracisë dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shoqërisë. Për të realizuar këto qëllime programi u ofron mundësi studentëve të përfitojnë dije të avancuara teorike dhe shkathtësi praktike për t’i zbatuar ato më pas në tregun e punës duke bërë gjykime të pavarura, aftësi komunikuese dhe të përgjegjshëm në shoqëri. Me fjalë të tjera, programi synon t’u ofrojë studentëve dije të avancuara nga fusha e gazetarisë, të njohin normat bazike të shoqërisë, duke ofruar module edhe nga fushat e përafërta me gazetarinë, si ajo e marketingut, marrëdhënieve publike dhe njëherësh u ofron njohje kritike të teorive e koncepteve që lidhen me shoqërinë e konektuar, në epokën e mediave sociale, por edhe atë të fake news.

Gjithashtu programi u mundëson studentëve të përfitojnë teknikat e ndryshme të shkrimit dhe raportimit dhe u ofron kompetenca për kanalet dhe platformat e ndryshme të gazetarisë, si në mediat tradicionale, ashtu edhe në mediat e reja, nëpërmjet moduleve për praktikë profesionale dhe aftësimit për përdorimin e teknologjive të reja për ta hartuar një produkt mediatik.

Misioni

Misioni i Programit BA Komunikim Masiv dhe Gazetari është: “të përgatisë profesionistë konkurrues për tregun mediatik, institucionet dhe për organizatat në Kosovë e më gjerë, me dije e shkathtësi të avancuara të përftuara edhe nga kërkimi shkencor, për të kontribuar në shoqërinë demokratike nëpërmjet raportimit të së vërtetës”.

Kolegji AAB beson se informimi objektiv, i paanshëm, i saktë, ka një rol vital për shoqëritë demokratike në epokën e tanishme të digjitalizimit dhe rrjetëzimit. Fakulteti i Komunikimit Masiv ёshtё i vendosur se programi i komunikimeve dhe gazetarisë kultivon aftësi të forta profesionale, kërkimore, teorike, kritike dhe etike në një mjedis të larmishëm dhe tërheqës që përgatit studentë të cilët të jenë profesionistë të mediave dhe qytetarë të përgjegjshëm në shoqëri. Programi synon ta bëjë gazetarin e ardhshëm jo vetëm raportues të thjeshtë të ngjarjeve përreth tij, por edhe një vëzhgues kritik dhe analitik i zhvillimeve në shoqëri, për të ndikuar me përgjegjësinë e tij në përmirësimin e përditshëm të shoqërisë. Në këtë kuptim, misioni i programit është në harmoni të plotë me misionin e fakultetit dhe me deklaratën e misionit të Kolegjit AAB.

Bartësit e programit tё studimit

Rezultatet e tё nxёnit

Pas përfundimit me sukses të programit tё studimit, studentët do të kenë fituar një gamë të gjerë njohurish, shkathtësish dhe kompetencash të specializuara në fushën e gazetarisë si nё vijim:

Njohuri:

Shkathtësi:

Kompetenca:

Pranimi nё studime

Studimet Bachelor kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar shkollimin e mesëm, posedojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe përmbushin kriteret minimale të pranimit të përcaktuara nga Senati. Sipas nenit 5 të Rregullores për Studime Bachelor, kushtet për pranim në studimet Bachelor janë:

Numri i vendeve për studim

Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 150 studentë për vit akademik.

Njohja e kualifikimeve

Në bazë të Rregullores për Studime Bachelor të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 6, 7 dhe 8 të kësaj rregulloreje.

Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.

Kohëzgjatja dhe numri i ECTS-ve

Studimet në Programin BA Komunikim Masiv dhe Gazetari zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra.

Niveli dhe Grada Akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Bachelor i Arteve në Komunikim Masiv dhe Gazetari.

Perspektivat e punësimit tё studentëve

Të diplomuarit nga programi Bachelor në Komunikim Masiv dhe Gazetari në Kolegjin AAB kanë perspektiva të mira punësimi si në tregun vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Programi është konceptuar për të përgatitur profesionistë që zotërojnë njohuri të avancuara në fushat e gazetarisë, komunikimit publik, prodhimit të përmbajtjeve mediatike dhe analizës së mediave bashkëkohore.

Studentët përgatiten për role profesionale si gazetarë, redaktorë, korrespondentë, analistë mediatikë, moderatorë, menaxherë të përmbajtjeve digjitale, zëdhënës të institucioneve publike e private, si dhe ekspertë të komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun.

Përmes praktikave profesionale, projekteve kërkimore dhe bashkëpunimeve me redaksi gazetash, televizione, radio, platforma digjitale dhe agjenci komunikimi, studentët fitojnë përvojë të drejtpërdrejtë praktike që u mundëson të hyjnë me lehtësi në tregun e punës dhe të kontribuojnë në zhvillimin e gazetarisë bashkëkohore në Kosovë dhe më gjerë.

Metodat e vlerësimit

Programi është ndërtuar mbi bazën e një koncepti didaktik dhe kërkimor që synon të kombinojë njohuritë teorike me ato praktike, për formim të përgjithshëm dhe specifik në teknologjitë, kanalet dhe platformat e reja të komunikimit. Ky kombinim dhe konfigurim programor është në përputhje me kërkesat e tregut të punës në Kosovë.

Brenda konceptit didaktik, metodat mësimore të këtij programi studimi përfshijnë ligjërata teorike, ushtrime praktike, seminare, punë në grup, praktika profesionale brenda mediave të AAB-së (ATV), praktika jashtë AAB-së (në media, institucione dhe organizata), ligjërata jashtëkurrikulare të mbajtura nga ligjërues të ftuar dhe profesionistë të fushës, pjesëmarrje aktive në debate publike dhe konferenca shkencore, ndër të tjera. Varësisht nga natyra e lëndëve, studentët kanë teste me shkrim, detyra, seminare, prezantime nga punë të pavarura, intepretime apo krijim të një produkti mediatik, por edhe projekte të vogla hulumtuese dhe ese.

Tё dhënat pёr kalueshmërinë, braktisjen e studimeve dhe punësimin

BRAKTISJA E STUDIMEVE <14% PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >90% SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 8.5

Tё drejtat e studentëve

Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve BA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.

Pjesëmarrja e studentëve nё proceset e sigurimit tё cilësisë

Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:

Viti I

Hyrje në Komunikime – 6 ECTS
Zhanret dhe Teknikat e Gazetarisë – 7 ECTS
Gjuha Angleze I – 5 ECTS
Diksioni – 6 ECTS
Shkrim akademik dhe hulumtimi në komunikime – 6 ECTS
Historia Audiovizuale – 6 ECTS
Semestri II
Hyrje në Komunikime – 6 ECTS
Zhanret dhe Teknikat e Gazetarisë – 7 ECTS
Gjuhe Angleze II – 6 ECTS
Sistemet Parlamentare dhe Institucionet Ndërkombëtare – 5 ECTS
Kultura Gjuhësore – 6 ECTS
Bazat e Produksionit Medial – 6 ECTS

Viti II

Marrëdhënie me Publikun – 6 ECTS
Gazetaria Televizive – 7 ECTS
Media dhe Shoqëria – 5 ECTS
Praktika në Zhanret e Gazetarisë – 6 ECTS
Gazetaria ne Radio – 6 ECTS
Menaxhimi i Medias – 6 ECTS
Semestri IV
Marrëdhënie me Publikun – 6 ECTS
Gazetaria Televizive – 7 ECTS
Komunikimi Politik ne Demokraci – 5 ECTS
Gazetaria Online – 6 ECTS
Kamera dhe Fotogazetari – 6 ECTS
Montazhi Audio-Video – 6 ECTS

Viti III

Analiza dhe Interpretimi i Dramës – 7 ECTS
Edukimi Mediatik – 5 ECTS
Gazetaria Multimediale – 6 ECTS
Marketingu Digjital – 6 ECTS
Gazetaria Ekonomike – 6 ECTS
Gazetaria Sportive – 6 ECTS
Semestri VI
Redaktimi – 6 ECTS
Etika e Komunikimit – 5 ECTS
Gazetaria Hulumtuese – 6 ECTS
Praktika Profesionale (TV, Gazetari Online ose Radio) – 7 ECTS
Gazetaria Politike – 6 ECTS
Gazetaria e Kulturës – 6 ECTS